TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2023, 21:05

PSG-ja zhgënjen edhe me dyshen Mesi-Mbape në fushë, humbja e 4 për parisienët në kampionat

Shkruar nga Pamfleti

PSG-ja zhgënjen edhe me dyshen Mesi-Mbape në fushë, humbja e 4

PSG vijon momentin e vështirë pas eliminimit nga Champions League. Gjigantët francezë pësuan humbjen e katërt në kampionat, që gjithsesi nuk është se ia rrezikon titullin kampion, pasi mbetet ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësi më i afërt, Lens, plot 9 pikë më shumë se vendi i dytë.

Parizienët u mposhtën 0-2, ditën e sotme, brenda në “Parc des Princes” nga Ren, edhe pse kishin në fushë dyshen Mesi-Mbape. Në fundin e pjesës së parë skuadra e Galtier u ndëshkua nga Toko Ekambi.

Sapo nisi pjesa e dytë, Kalimuendo befasoi të pranishmit, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë Ren. Në sfidën e radhës PSG do të presë Lionin, në duelin e javës së 29.

psg ren liga 1

Lini një Përgjigje