TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2024, 22:44

Rei Manaj shënon dy gola me Sivasspor dhe i dërgon ‘mesazh’ Silvinjos!

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj shënon dy gola me Sivasspor dhe i dërgon

Numrat nuk gënjejnë dhe thonë se Rei Manaj është sulmuesi shqiptar më në formë i momentit. Një tjetër konfirmim erdhi në ndeshjen e fundit të Superligës turke, ku futbollisti kuqezi shënoi dy gola të tjerë, vetëm tre ditë pasi tundi rrjetën edhe në Kupë. Manaj realizoi në barazimin 2-2 që skuadra e tij Sivasspor arriti në shtëpi kundër Gaziantep.

Në minutën e tetë, sulmuesi hapi sfidën duke goditur saktë nga pika e penalltisë, për epërsinë e vendasve.

Vetëm shtatë minuta më pas, futbollisti shqiptar përsëriti veten në të njëjtën mënyrë. Ai mori sërish përsipër penalltinë e dytë të fituar nga Sivasspor, duke dyfishuar shifrat e rezultatit.

Për fatin e keq të Manaj dhe skuadrës së tij, miqtë barazuan që në pjesën e parë, ndërsa shifrat 2-2 mbetën në fuqi deri në fundin e ndeshjes. Por barazimi nuk e zbeh aspak ndeshjen dhe formën e shkëlqyer të Rei Manaj, i cili duket i rilindur pas transferimit te Sivasspor.

Në 23 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, sulmuesi numëron 14 gola, që vlejnë si një mesazh I qartë për Silvinjon, që ta marrë sërish në konsideratë, pas mungesës në eliminatoret e Euro 2024.

manaj

Lini një Përgjigje