TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2024, 21:02

Ferran Torres i papërmbajtshëm, Barça fiton në transfertë ndaj Real Betis dhe ndjek kryesuesit!

Shkruar nga Pamfleti

Ferran Torres i papërmbajtshëm, Barça fiton në

Barcelona ka arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, pasi mundi në “Stadio Benito Villarmar” me rezultatin spektakolar, 2 me 4, skuadrën e Real Betis, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Protagonist absolut i fitores së djemve të Xavi-t ishte “fantazisti” spanjoll, Ferran Torres, i cili realizoi tripletën personale, në minutat 21’, 48’ e 92’, si dhe asistoi golin e “yllit” portugez, Joao Felix, në minutën e 90’-të, duke “eklipsuar” kështu dopietën e ish-mesfushorit të Real Madrid, Isco, me këtë të fundit që shënoi 2 herë në minutat 56’ e 59’.

Falë këtij rezultati, Barça ngjitet në vendin e 3-të të tabelës, teksa deri më tani ka arritur të grumbullojë plot 44 pikë, 3 më shumë se Athletic Bilbao i vendit të 4-t, mirëpo mbetet plot 5 pikë pas Girona-s së vendit të 2-të dhe 7 pikë pas “Galaktikëve” të Real Madrid. Në krahun tjetër, “Bardhjeshilët” e Real Betis mbeten në vendin e 9-të të renditjes, me 31 pikë, pas 21 javësh.

barcelona

Lini një Përgjigje