TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2024, 17:42

Kartona të kuq dhe gol në limite, përballje dramatike mes Sheffield United dhe West Ham në Premier League!

Shkruar nga Pamfleti

Kartona të kuq dhe gol në limite, përballje dramatike mes

Sheffield United arriti më në fund që të shënonte në tabelën e renditjes, pikët dyshifrore, pasi goditja e Oli McBurnie në minutën e 103-të siguroi një barazim dramatik 2-2 me West Ham United.

Asnjë skuadër e PL-së nuk ka mbijetuar ndonjëherë pasi ka marrë më pak se nëntë pikë nga 19 ndeshjet e para të një sezoni të ligës. Kjo është shkalla e vështirësisë me të cilën përballet trajneri i Sheffield, Chris Wilder, i cili pa skuadrën e tij të niste një fillim të fortë kundër West Ham-it, i cili shënoi në minutën e 28-të me anë të Kornet, i cili i dha avantazhin klubit londinez.

Përgjigja e Sheffield, do të vinte një minutë para fundit të pjesës së parë me anë të Brereton Diaz, i cili në të 44’, do të shënonte golin e barazimit. Kaq do të mjaftonte për pjesën e parë.

Me nisjen e pjesës së dytë sfida do të bëhej më e ashpër me të dyja skuadrat që kërkonin të mos dilnin pa pikë nga kjo ndeshje. Në minutën e 79’-të West Ham do të fitonte një penallti e cila do të kthehej në gol nga Ward-Prowse, i cili vulosi shifrat 1-2.

Sikur të mos mjaftonte kjo, drama u shtua për Sheffield United i cili në minutën e 93’-të, mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuqe të Brewster R.

Atëherë kur gjërat dukeshin të mbyllura dhe mendohej se ndeshja do të përfundonte me rezultatin1-2 në favor të West Ham. ‘Karma’ goditi skuadrën londineze. Një karton i kuq ndaj Coufal V, në minutën e 97-të do t’i linte skuadrat me nga 10 lojtarë. Më pas në minutën e 103’ Sheffield do të fitonte një penallti që do të kthehej në gol nga, McBurnie i cili barazoi shifrat në 2-2 duke lënë tifozët e West Ham të shokuar.

Me këtë barazim, Sheffield United ndodhet në vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa West Ham në vendin e 6-të me 35 pikë.

premier league

Lini një Përgjigje