
Përfundojnë ndeshjet e raundit të 6 të Champions League. Pas humbjes kundër Liverpulit, Reali është kthyer te fitorja dhe ka mposhtur Atalantën në transfertë me rezultatin 2-3.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll në barazim 1-1 teksa golin e parë për “Los Blancos” e shënoi Mbape. Por fati nuk ishte me këtë të fundit teksa nuk mundi të vazhdonte lojën për shkak të një problemi të shfaqur.
Në minutën e 36, Karlo Ançeloti vendosi të zëvendësonte Mbape për shkak të një dëmtimi që ende nuk është bërë i ditur.
Reali e nisi vrullshëm pjesën e dytë ndaj Atalantës duke shënuar 2 gola.
Vinisious Zhunior riktheu në avantazh spanjollët në minutën e 56, ndërsa Belingam thelloi në 1-3 shifrat në favor të skuadrës së Ançelotit vetëm 3 minuta më pas.
Por kryesuesit e Serisë A, nuk u dorëzuan, pasi ngushtuan rezultatin me golin e Ademola Lukman në minutën e 65 duke hapur edhe një herë llogaritë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Interi e pëson në minutat e fundit të takimit. Leverkuseni arriti t’ia dilte përballë zikaltërve, duke gjetur golin që i dha 3 pikët në minutën e 90 me heroin Mukiele.
Bajerni i Mynihut ka triumfuar me manita përballë Shaktarit të Donjeckut. Bavarezët e panë veten në disavantazh që në minutën e 5, por Tomas Myler barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë.
Laimer kaloi ekipin e Vinsent Kompani në avantazh në minutën e 11, ndërsa Myler dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë.
Në minutën e 70, Olise realizoi golin e tretë nga piak e bardhë e penalltisë. Në minutën e 87 ishte Musiala që kompletoi “pokerin”, ndërsa Olise “vulsoi” manitën dhe dopietën e tij personale në minutën e 90+3.
PSG fitoi pastër 3-0 ndaj Salcburgut. Në minutën e 30, Gonçalo hapi serinë e golave, për t’i lënë radhën më pas Nuno Mende në minutën e 70 dhe Doue 10 minuta më vonë.
Lini një Përgjigje