TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 20:45

Liverpuli vazhdon ecurinë perfekte në Champions dhe bën formalitet 8-shen e parë, Dinamo e Zagrebit ndan pikët me Sëlltikun

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli vazhdon ecurinë perfekte në Champions dhe bën

Liverpuli nuk di të ndalet në Champions League dhe merr fitoren e 6 radhazi. “The Reds” kanë mposhtur në transfertë Zhironën me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Mohamed Salah nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë në Spanjë ishte e luajtur mirë nga të dyja ekipet duke mos arritur të kërcënonin njëra-tjetrën, por shkuan në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.

Ndërsa në pjesën e dytë, Liverpuli arriti të gjente avantazhin falë një penalltie të realizuar në gol nga ylli egjiptian. Ekipi i Arne Slot e sheh veten sërish në vendin e parë të tabelës së Champions League me 18 pikë të plota.

Përsa i përket Dinamos së Zagrebit dhe Sëlltikut, këta të fundit u ndalën në një barazim pa gola. Ekipi i Arbër Hoxhës e gjen veten në vendin e 21 të tabelës me tetë pikë, duke shpresuar për një vend në Play-Off, ndërsa Sëlltiku në vendin e 17 me një pikë më shumë se Dinamo e Zagrebit.

liverpul zhirona dinamo zagreb sëlltik champions league

Lini një Përgjigje