TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 19:54

Mirlind Daku 13 rrjeta të shënuara në vitin 2024, sulmuesi i kombëtares 2 gola pas më të mirëve në Rusi

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku 13 rrjeta të shënuara në vitin 2024, sulmuesi i

Ka qenë vërtet një rrufe në qiell të pastër.

Mirlind Daku po luan sezonin e dytë të tij në Rusi, dhe në përfundim të fazës së parë, bilancet janë vërtet të shkëlqyera.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare mbylli vitin 2024 me 13 gola të shënuar në Premier Ligën ruse, duke qenë ndër më të mirët në këtë klasifikim, dhe fare pranë të parëve.

Shqiptari nga Kosova është vetëm dy gola prapa Jon Kordobës të Krasnodarit dhe Manfred Ugalde të Spartakut të Moskës që janë më të dalluarit me nga 15 rrjeta.

Po ashtu, sulmuesi Konstandin Tjukavin i Dinamos është vetëm një gol mbi Dakun.

Fituesi i “Këpucës së Artë” të sezonit të kaluar, Kasiera i Zenitit është barazim gola me Dakun, ndërsa Spercian e Glushenkov kanë mbetur prapa.

Sulmuesi i kombëtares realizoi 4 gola në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar, ndërsa ka arritur në 9 këtë sezon.

Ai e ka rritur mesataren nga 0.36 në 0.53 gola për ndeshje, diçka aspak e vogël, ndërsa në gjysmë të vitit ka 4 asiste, aq sa kishte gjithë Premier Ligën e kaluar.

Padyshim që Daku synon të fitojë “Këpucën e Artë”, ndonëse shënuesi më i mirë këtë herë, Manfred Ugalde i Spartakut të Moskës, ka 15 rrjeta, pra 6 më shumë sesa ai, ndërsa Aleksej Batrakov i Lokomotivës së Moskës është shumë pranë, me 10 gola.

Ndërkaq, mediat ruse e cilësojnë qendrimin e tij si një nga faktorët kryesorë që Rubini e mbylli gjysmën e sezonit në vendin e 8 në Premier Ligë.

Po ashtu, 26-vjeçari është vetëm 4 gola larg hyrjes në 10 shënuesit më të mirë në historinë e skuadrës, pra të klubit.

Ndërkaq, Daku shkëlqen në një tjetër statistikë, dhe vlerësohet shumë për këtë.

Ai është një nga 3 sulmuesit më luftarakë të Premier Ligës Ruse, pra i treti për numrin e dueleve të fituara.

Siç shkruajnë mediat ruse, edhe pse nuk shënon në çdo ndeshje, shqiptari kryen një punë të jashtëzakonshme, duke fituar duele, duke zotëruar topa të lartë, duke qenë pikë referimi apo duke e bërë repartin e sulmit i vetëm, e duke mos iu shmangur përplasjeve të egra në fushë.

Për këtë, Mirlind Daku gëzon vlerësimin e lartë të tifozëve, shokëve dhe trajnerit Rahimov.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje