TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 19:32

Majk Tajson nuk gjen paqe, boksieri legjendar përfundon në gjyq pas përballjes me Xhek Pol

Shkruar nga Pamfleti

Majk Tajson nuk gjen paqe, boksieri legjendar përfundon në gjyq pas

Edhe pse nuk prodhoi shumë përgjatë duelit, përballja mes Xhek Pol dhe Majk Tajson ka tërhequr mjaft vëmendje jashtë ringut.

Së fundmi është një kompani me bazë në Qipro, që ka hedhur në gjyq Majk Tajson, duke pretenduar 1.5 milionë dollarë. Pretendimet qendrojnë në faktin se sipas tyre Tajson prishi jo si dihet një kontratë promocionale, për t’u ndeshur me Xhek Pol.

Kompania në Qipro tregon se boksieri legjendar prishi kontratën në mars, për shkak të marrëveshjes me “Netflix”.

Arsyeja e vërtetë që Tajson prishi kontratën ishte sepse kishte një marrëveshje, të sponsorizuar nga Netflix për t’u ndeshur me influencerin Xhek Pol”, është pretendimi i tyre.

Avokatët e Tajson ndërkohë tregojnë se kontrata është prishur për shkak se kompania në fjalë ka shkelur kontratën.

majk tajson boksieri amerikan

Lini një Përgjigje