TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 18:47

Komisioni i Disiplinës paralajmëron Dinamon dhe Teutën, e pëson edhe zyrtari i Flamurtarit

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i Disiplinës paralajmëron Dinamon dhe Teutën, e

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë publike vendimet e marra për javën e fundit në futbollin shqiptar. Vendime të shumta duke filluar nga Kategoria Superiore, Kategoria e Parë e deri te futbolli i moshave.

Drejtori i Flamurtarit, Alfred Ferko është dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak të protestave ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Ndërsa në Superiore, Skënderbeu është dënuar me 50.000 lekë gjobë. Paralajmërime ka pasur për Dinamo dhe Teutën.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FC Dinamo City, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Devolli , Agudelo Gaviria Juan Diego, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Turbina, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Partizani U-14, Denian Avdylaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FC Kinostudio, Anjez Gjonpalaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Elbasani U-17, Xhonatal Braho, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Vila L, Gersi Merepeza, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Vila L, Armando Sharki, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FB Passion, Marseo Murata, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Egnatia U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kunder FC Pepa U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Luzi Vogël 2008, Redon Laho, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Elvis Kovaçi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga z. Donald Ismaili, si të pabazuar në fakte dhe në dispozitat përkatëse të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

komisioni i disiplinës drejtori i flamurtarit teuta dinamo

Lini një Përgjigje