
Uanda Nara rikthehet të flasë për raportin e ndërlikuar të saj me ish-bashkëshortin Mauro Ikardi, pas akuzave të lëshuara së fundmi ndaj njëri-tjetrit.
Në një intervistë ajo pohoi se shpreson se me vendosjen e drejtësisë, problematikat mes saj edhe Mauros do të shuhen dhe pse jo në të ardhmen ata mund të kenë sërish një raport normal me njëri- tjeterit, ç’ka do të ishte edhe hapi i duhur për t’u ndërmarrë në të mirën e rritjes së fëmijëve të tyre.
Ajo theksoi se koha është shëruesi i të gjitha plagëve. Ndërkohë ishte vetë Uanda e cila mohoi zërat se mes saj dhe partnerit të ri këngëtari L-Gante ka një krizë.
Ajo është parë së fundmi në shoqërinë e tij, gjatë një ceremonie ku ka fituar edhe një çmim, duke konfirmuar se dashuria e tyre vijon dhe është më e fortë se sa kurrë.
Lini një Përgjigje