TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 22:23

Pësoi kolaps në fushë, futbollisti i Fiorentinës përfundon me sukses ndërhyrjen në spital; lamtumirë Serisë A?

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi kolaps në fushë, futbollisti i Fiorentinës

Edoardo Bove është emri që prej ditësh po mban në tension tifozët anembanë globit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pas kolapsit që pësoi të dielën e shkuar në fushë, në sfidën mes Fiorentinës e Interit në Artemio Franchi.

Edoardo Bove, siç pritej, iu nënshtrua një operacioni mëngjesin e sotëm në orën 7.30 për vendosjen e një defibrilatori nënlëkuror. Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe u krye në spitalin Careggi të Firences, aty ku 22-vjeçari qendron i shtruar prej ditës së mërkurë.

Bove pritet të lërë spitalin të mërkurën ose të enjten. Sipas protokollit mjekësor, mesfushorit italian i duhej vendosur ky defribiliator për shkak të problemeve kardiake, me të cilat ai u paraqit në spital.

Pas daljes nga spitali, Bove pritet të shkojë në kampin stërvitor të Fiorentinës për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës e stafin e për të pritur më pas vlerësimin përfundimtar të ekipit mjekësor lidhur me mundësitë konkrete si dhe afatet për rikthimin në fushën e lojës të mesfushorit 22-vjeçar.

edoardo bove futbollsiti i fiorentinës

Lini një Përgjigje