TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 21:14

Armando Dobra nuk ndalet as në ndeshjen e Kupës së Anglisë, sulmuesi kuqezi gjen rrjetën që në minutën e 3 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Dobra nuk ndalet as në ndeshjen e Kupës së Anglisë,

Armando Dobra mbetet një nga emrat kryesorë të skuadrës së Çesterfilld, ku aktivizohet në futbollin britanik. Ish-sulmuesi i Shpresave, në këtë edicion po mundohet që të shtyjë klubin e tij drejt ngjitjes në kategorinë e tretë, duke qenë shpesh vendimtar me golat që shënon.

Ndërsa sot, ai i ka shtuar repertorit edhe një tjetër gol në Kupën EFL, kompeticionin që përfshin skuadrat e kategorisë së tretë e të katërt në Angli, si dhe ekipet U-21 të klubeve të Premier Ligës. Në ndeshjen e sotme të Çesterfilldit ndaj Uiganit, Dobra ka lënë shenjën e tij duke shënuar gol që në startin e duelit.

Sapo filloi minuta e tretë e ndeshjes, ai finalizoi me qetësi një aksion të skuadrës së tij, duke i dhënë avantazhin në këtë ndeshje.

armando dobra sulmuesi shqiptar kupa e anglisë

Lini një Përgjigje