TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2025, 20:53

“Problemet e Serbisë nuk ndikojnë”, Arlind Ajeti: Të bashkuar ia dalim për të marrë 3 pikët

Shkruar nga Pamfleti

“Problemet e Serbisë nuk ndikojnë”, Arlind Ajeti: Të

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Shqipërisë, u shpreh se skuadra është gati për sfidën ndaj Serbisë. Ajeti, gjithashtu, tha se problemet që kanë serbët, nuk do ndikojnë te kjo ndeshje.

Ne si profesionistë, në çdo stadium duhet të japim maksimumin. Ndoshta këtu është favor për ne, por të shikojmë nesër. Të gjithë jemi gati. Sot pas darkës, do të bëjmë një analizë më të saktë për ndeshjen ndaj Serbisë.

Krisje te Serbia? Nuk kam dëgjuar nga lojtarët që te flitet për këtë. Sido që të jetë, ne jemi të fokusuar për të dhënë maksimumin. Nëse bëjmë atë që duhet, besoj se do ia dalim”, tha Ajeti për "TV Klan".

 

arlind ajeti mbrojtësi i kombëtares ndeshja me serbinë

Lini një Përgjigje