
Edon Zhgerova i është bashkuar këtë herë në grumbullim përfaqësueses së Kosovës, me të cilën kishte munguar në shtator pasi po finalizonte transferimin te Juventusi.
Anësori i sulmit tani është gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovenisë në kualifikueset e Botërorit 2026, ku “Dardanët” kanë shanse të mira për një nga dy vendet e para në grup pas fitores ndaj Suedisë.
Edhe klubi i Juventusit ka zgjedhur t’i urojë fat Zhegrovës dhe e ka bërë këtë duke shkruar në gjuhën shqipe ne faqen zyrtare të Facebook.
“Fat të mbarë, Edon!”, shkruhej në postimin e bardhezinjve që i kushtohej sulmuesit të Kosovës.
Lini një Përgjigje