
Arijanet Muriç me shumë mundësi do të largohet nga Ipsuiçi këtë merkato verore. Pas rënies së ekipit anglez nga Premier Liga në Championship, shqiptari dëshiron aventurë të re.
Ofertat për të nuk mungojnë, teksa klubi më i interesuar vjen nga Italia. Bëhet fjalë për Sasuolon, të cilët janë rikthyer në Serinë A dhe sezonin e ardhshëm do të militojnë në elitë.
Drejtuesit e klubit italian shohin te 26-vjeçari shqiptar aftësitë e duhura për të mbrojtur katërkëndëshin. Kujtojmë se portieri i Kosovës vlerësohet në “Transfermarkt” vetëm 5 milionë euro.
Megjithatë, shuma që Sasuolo mund të paguajë, pritet të jetë pak më e lartë. Vlen të përmendet se Arijanet Muriç është në kontratë me Ipsuiçin deri në verën e vitit 2028.
Lini një Përgjigje