
FIFA ka zyrtarizuar edhe renditjen e përgjithshme për skuadrat kombëtare, të përditësuar sot më 10 korrik 2025. Kombëtarja e Shqipërisë mban vendin e 68 në botë, duke humbur dy pozicione nga hera e kaluar.
Barazimet kundër Serbisë dhe Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës kanë bërë që Kombëtarja e futbollit të humbasë dy pozicione në renditjen e FIFA-s, me kuqezinjtë që tashmë e shohin veten në vendin e 68 në botë. Dy vite pasi u ul në stolin e Shqipërisë, Silvinjo e kthen ekipin aty ku e mori nga Edi Reja, fiks në pozitën ku e gjeti. Takimi i radhës do të jetë ai muajit shtator, ku të besuarit e Silvinjos do të presin në Tiranë rivalët e Letonisë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në vendin e 95 duke fituar dy vende. Kreu vijon të mbahet nga Argjentina, ndjekur nga Spanja, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Kroacia. Italia ndodhet jashtë dhjetëshes së parë (aktualisht në vendin e 11).
Lini një Përgjigje