TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2025, 15:19

Skuadra italiane i jep lamtumirën portierit të kombëtares: Profesionist shembullor

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra italiane i jep lamtumirën portierit të kombëtares:

Elhan Kastrati ka mbyllur aventurën e tij me Çitadelën, pasi nuk do të jetë pjesë e skuadrës e cila ra në Serinë C në edicionin e  fundit. Kështu mbyllet një eksperiencë pesëvjeçare e portierit të Kombëtares shqiptare në klubin italian, ku u bë një nga emrat më të njohur të Serisë C.

Pas përshëndetjes në rrjetet sociale të futbollistit, ka ardhur edhe ajo e klubit të Çitadelës, e cila ka vlerësuar paraqitjen e lojtarit gjatë këtyre viteve.

Mbyllet aventura te Çitadela e Elhan Kastratit pas 5 sezonesh. Portieri shqiptar, falë paraqitjeve të tij, ka fituar në këto vite edhe grumbullimin e vazhdueshëm në Kombëtaren e shqiponjave. Për Elhanin, një profesionist shembullor, një falënderim për gjithçka ka bërë me ngjyrat tona dhe fat të mbarë për vijimin e karrierës”, shkruhej në njoftimin e klubit për portierin shqiptar.

elhan kastrati portieri shqiptar çitadela

Lini një Përgjigje