TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2025, 08:25

“Harrohet” çerekfinalja në Wimbledon, aktorin e famshëm e zë gjumi gjatë ndeshjes; pamjet bëhen virale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Harrohet” çerekfinalja në Wimbledon, aktorin e
Hugh Grant në Wimbledon

Turneu Wimbledon, një nga ngjarjet më prestigjioze të sportit botëror, është gjithmonë një pikëtakim për yjet e famshëm nga e gjithë bota.

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes së zhvilluar në fushën qendrore mes Novak Djokovic dhe Flavio Cobolli, kur vëmendja e publikut u zhvendos nga loja në tribunë.

Gjatë barazimit të setit të parë, kamerat fokusuan aktorin e njohur britanik Hugh Grant, i cili ndodhej në mesin e spektatorëve.

Ajo që u vu re menjëherë ishte fakti se aktori, i ulur me syze dielli, dukej qartësisht në gjumë. Momenti nuk u shpëtoi as kamerave televizive, e as syrit të publikut, dhe pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pavarësisht përpjekjeve të syzeve të diellit për të fshehur situatën, përdoruesit e rrjeteve sociale u treguan të shpejtë në komentet dhe reagimet e tyre. Shumë ndanë meme dhe komente humoristike, duke e parë situatën si një “moment klasik britanik”.

Në internet, momenti u prit me sportivitet dhe humor. “Kur edhe tenisi i Wimbledon nuk mund të të mbajë zgjuar…”, shkroi një përdorues në Twitter.

Të tjerë e quajtën një nga momentet më “njerëzore” të këtij edicioni, ndërsa disa e përmendën me ironi lodhjen që mund të ketë ndjerë aktori pas ndonjë nate të gjatë.

hugh grant wimbledon

Lini një Përgjigje