
Edhe pse dëshira e madhe e Markus Rashford është të veshë fanelën e Barcelonës, kjo gjë duket se nuk është e mundur. Klubi katalanas nuk është në gjendje të paguajë 45 milionë euro për anglezin, shifër e vendosur nga Mançester Junajtid për kartonin e tij.
Duke qenë se Rashford është jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri, largimi nga “Djajtë e Kuq” është 100% i sgurt. “Goal.com” raporton se e ardhmja e Rashford do jetë në Turqi te Fenerbahçe.
Sipas raportimit në fjalë, ka qenë vetë trajneri i gjigantit turk, Zhoze Murinjo, i cili ka biseduar me sulmuesin anglez dhe e ka bindur të shkojë te Fenerbahçe. Ende nuk dihen detajet e tjera të transferimit të mundshëm, por ditët në vijim pritet të ketë një ofertë zyrtare nga klubi turk për Rashford.
Murinjo po ndërton një ekip shumë konkurrues, ku synimi kryesor është të mposhtin rivalin historik, Gallatasarajin, në garën për titullin kampion si dhe të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e Champions League, pasi Fenerbahçe do të luajë në “play-off”.
Portugezi e sheh Rashford si zëvendësuesin ideal në sulm të Edin Xhekos, pasi boshnjaku do të rikthehet në Serinë A sezonin e ri, tek ekipi i Fiorentinës.
Lini një Përgjigje