
PSG-ja dhe Reali i Madridit përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu që zhvillohet për herë të parë me formatin e ri.
Francezët vijnë me petkun e një skuadre favorite, pasi janë fituesit në fuqi të Ligës së Kampioneve dhe kanë treguar edhe në ndeshjet e mëparshme të këtij aktiviteti formën që po kalojnë. Por përballë Realit dhe emrave të mëdhenj të kësaj skuadre, nuk je asnjëherë me të vërtetë favorit. Ndaj ndeshja e sotme pritet me shumë kureshtje, pasi shumëkush është i bindur se fituesi i turneut do të dalë pikërisht nga kjo gjysmëfinale.
Formacionet zyrtare:
PSG: Donaruma; Hakimi, Markinjos, Beraldo, Nunjo Mendesh; Fabian Ruiz, Vitinja, Nevesh; Doue, Dembele, Kvaratskhelia
Trajner: Luis Enrike
Real Madrid: Kurtua; Valverde, Rydiger, Asensio, Fran Garsia; Arda Gyler, Tçuameni, Bellingam; Mbape, Gonzalo Garsia, Vinicius.
Trajner: Çabi Alonso
Lini një Përgjigje