TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2025, 19:46

Tifozët e Partizanit zhgënjehen para ndeshjes së Ligës së Konferencës, ndeshja nuk do transmetohet në asnjë TV

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Partizanit zhgënjehen para ndeshjes së Ligës

Presidenti i Nome Kalju, ka konfirmuar se ndeshja e parë e skuadrës së tij në Ligën e Konferencës ndaj Partizanit, e cila luhet në Talin, nuk do të transmetohet nga asnjë televizion. Kuno Tehva, ka shpjeguar për mediat lokale se pse është marrë ky vendim drastik.

Sipas tij, ai ka marrë oferta shumë të ulëta ekonomike nga televizionet lokale dhe nuk është arritur akordi me Partizanin për të shkëmbyer të drejtat TV. Si rrjedhojë, ndeshja nuk do të transmetohet drejtpërdrejt nga asnjë televizion, ndaj ai i ka bërë thirrje tifozëve të klubit të tij të blejnë bileta për ta ndjekur ndeshjen në stadium.

Për fat të keq, në Estoni, shuma e zakonshme që ofrohet nga televizionet për raundet e para është shumë e vogël sipas mendimit tonë. Në mënyrë që kjo të fillojë të rritet, duhet që në një moment thjesht të thuash “jo””, tha Tehva.

Ne mendojmë se ky aktivitet po zhvillohet me një nivel shumë të ulët ekonomik dhe të padrejtë. Të gjithë përfitojnë nga transmetimet, përveç klubeve të cilët marrin përsipër koston dhe rrezikun. Nuk është e drejtë dhe për fat të keq ne na është dashur të bëhemi zemërgur”, tha presidenti i Nome Kalju.

Ky është një lajm i keq për tifozët e Partizanit në Shqipëri të cilët nuk do të kenë mundësinë të shohin ekipin e tyre në këtë përballje të parë europiane. Megjithatë, një numër i vogël i mbështetësve të zjarrtë të kësaj skuadre ka udhëtuar drejt Estonisë dhe do të jenë të pranishëm në tribuna për këtë duel.

 

kuno tehjva presidenti i nome kalju liga e konferencës tifozët e partizanit

Lini një Përgjigje