TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2025, 20:36

Produkt i akademisë së Barcelonës, Egnatia prezanton goditjen e madhe të merkatos së verës

Shkruar nga Pamfleti

Produkt i akademisë së Barcelonës, Egnatia prezanton goditjen e

Skuadra e Egnatias ka bërë zyrtare goditjen e radhës në merkaton e verës, duke përforcuar radhët me një element cilësor që pritet të ndihmojë rrogozhinasit në hapin e radhës.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi ka prezantuar afrimin e mbrojtësit spanjoll Guijem Haime Serrano, i cili luan në krahun e djathtë të prapavijës dhe vjen me një CV të rëndësishme po të kesh parasysh faktin se është rritur në akademinë e Barcelonës.

Ai ka luajtur për disa sezone me ekipin B të katalanasve, para se të largohej nga blaugranat në vitin 2022, duke luajtur më pas për ekipe si Intersiti dhe Antekuera.

Tashmë mbrojtësi 26-vjeçar u bashkohet me një kontratë dyvjeçare rrogozhinasve, duke qenë një përforcim për ta për vijimësinë në kompeticionet ndërkombëtare.

guijem haime serrano egnatia mbrojtësi i barcelonës

Lini një Përgjigje