TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2025, 21:40

Bracelona u akuzua për ryshfet ndaj arbitrave, Reali kërkon edhe 6 muaj hetime për rastin Negreira

Shkruar nga Pamfleti

Bracelona u akuzua për ryshfet ndaj arbitrave, Reali kërkon edhe 6

Reali i Madridit ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë.

Në vitin 2023, Barcelona u akuzua për ryshfet, duke iu referuar disa pagesave të bëra ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Hoze Maria Enrikez Negreira, i cili në atë kohë ishte në shërbim të Federatës.

Gjykata i cilësoi ryshfet ato pagesa. Bëhej fjalë për rreth 8 mln euro nga viti 2001 deri në vitin 2018.

Klubi madrilen i ka kërkuar gjykatës që të zgjasë hetimet nga 1 shtatori 2025 deri në mars 2026, në mënyrë që të fitohet më shumë kohë për të zbardhur të vërtetën.

Barcelona ka deklaruar se nuk ka prova që lidhin klubin me këto akuza.

 

real madrid rasti negreira barcelona

Lini një Përgjigje