TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2025, 12:17

FIFA publikon renditjen, Shqipëria bie dy vende; Sylvinho “rikthen” Kombëtaren aty ku e la Edy Reja! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

FIFA publikon renditjen, Shqipëria bie dy vende; Sylvinho

FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar të skuadrave kombëtare, dhe për Shqipërinë asnjë surprizë, thjesht një tjetër rrëshqitje poshtë në listë.

Kuqezinjtë zbresin në vendin e 68-të në botë, duke humbur dy pozicione nga hera e fundit. Dhe kjo vjen si rezultat pasi kuqezinjtë, dolën dy ndeshje barazim me Serbinë dhe Letoninë në grupin kualifikues të Kupës së Botës.

Sylvinho, dy vjet pasi mori drejtimin e Kombëtares me shumë zhurmë e premtime për “stil brazilian”, e ka sjellë ekipin fiks aty ku e gjeti: në vendin e 68-të, një rreth vicioz mes trajnerësh që ndërron vetëm emrat, jo renditjen.

Ndërkohë, Kosova ka shënuar një përmirësim të lehtë, duke u ngjitur dy vende dhe ndodhet tashmë në vendin e 95-të – pak për të festuar, por mjaftueshëm për të thënë se nuk po ecin mbrapa.

Në krye të botës qëndron si zakonisht Argjentina, e ndjekur nga Spanja, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Kroacia. Italia është jashtë Top 10, në vendin e 11-të.

FIFA publikon renditjen, Shqipëria bie dy vende; Sylvinho

Lini një Përgjigje