
Pas humbjes 4-0 me PSG-në në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Reali i Madridit ka nisur të bëjë bilancet. Në klub duan të dinë pse ndodhi kjo humbje turpëruese.
Trajneri Çabi Alonso ka vendosur të marrë masa për menaxhimin e egove dhe disiplinës taktike.
Vëmendja kryesore është përqendruar te Vinicius Zhunior, i cili nuk luan si më parë. Braziliani duket se ka humbur ritmin, ndoshta edhe për shkak të kontratës që po vonon ta firmosë.
Nga ana tjetër, Kilian Mbape nuk ka bindur me lojën e tij në aspektin defensiv. Kur skuadra nuk ka topin, ai duket sikur zhduket në fushë dhe nuk sakrifikon për t’u kthyer mbrapa.
Lini një Përgjigje