TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2024, 07:59

“Po kaloni limitet me Hysajn”, trajneri: Merruni me Seferin jo me të

Shkruar nga Pamfleti

“Po kaloni limitet me Hysajn”, trajneri: Merruni me Seferin jo me

Dritan Gjyrezi pati një debat me Flavio Qarrin në lidhje me pjesëmarrjen e futbollistit Hysaj në Euro2024.

Qarri tha se si Silvinjo dhe Hysaj përdorën emocionet pozitive të tifozëve për të pastruar figurën dhe pse të dy janë fajtor për humbjen e Shqipërisë ne Euro2024.

“Dhe Silvinjo dhe Hysaj po përdorën emocionet pozitive të 5 minutave të fundit të lojës që bëmë dhe të golit për të avancuar axhendën e tyre personale dhe për të pastruar figurën e tyre. Hysaj dhe pse ishte fajtor te të dy golat, përfitoi nga rasti kur ishte entuziazmi i tifozëve i lartë për të shkuar i vtëm te tifozët pas porte”, tha Qarri.

Nga ana tjetër Gjyrezi tha se gabimet e Hysaj janë normale. Sipas tij këto gabime i kanë bërë dhe lojtarë të mëdhenj dhe se tifozët e kaluan kufirin me të.

Madje ai shtoj se fajtor për golin e parë ishte Seferi, dhe nuk duhet ta kritikojmë më Hysaj.

“Unë kam qenë i pari që e kam kritikuar, por ne tejkaluam kufirin me Hysajn. Në futboll nuk bëhet goli nëse mbrojtësi nuk gabon është mëse normale. Dhe goli parë që na erdhi, nuk na erdhi nga Hysaj po na erdhi nga Seferi, ishte gabimi i tij”, tha trajneri.

hysaj trajneri seferi

Lini një Përgjigje