
Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana komentoi kritikat që ia janë bërë Elseid Hysajt që pas ndeshjes me Italinë, ku kombëtarja u mposht 2 me 1.
I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Cana tha se edhe ai vetë ka bërë gabime, ndaj sipas tij i gjithë kryqëzimi që i është bërë Hysajt në rrjet është i gabuar.
“Nuk e meriton këtë sulm. Këta djem po sjellin qindra-mijëra shqiptarë në këtë kampionat. Në momentin që ata bëjnë këtë sakrificë, nuk e di, po flasin për Hysën pas pak kohësh po më kalon mua nëpërmjet ndeshjeve. të rikthehemi në tokë për çfarë po flasim.
Gabime kam bërë edhe unë, kanë bërë e të tjerët. Këtu duhet të jesh në momentin e duhur në gjendjen e duhur. Ai djalë ka dhënë shumë kontribute. Kritika mund të qëndrojë, por duhet të mbështeten deri në fund”, tha Lorik Cana.
Lini një Përgjigje