
Zvicrës i ka mjaftuar një barazim për të prerë biletën për në raundin e 1/16 së bashku me Gjermaninë.
Vetëm 13 minuta mjaftuan për të ardhur goli, me kombëtaren e Skocisë, që arriti të tundte rrjetën e “Helvetëve”, duke shtangur jo pak këta të fundit.
Një pasim i MekGregor u kap nga “shkatërruesi” i Mançester Junajtid, Skot Mektomeni, i cili me një godijte potente tundi rrjetën e Somer, me topin që u devijua në portë.
Xherdan Shaqiri riktheu baraspeshën në minutën e 26. Skocezët gabuan një pasim në mbrojtje dhe ishte Shaqiri ai që përfitoi duke lëshuar një “predhë” dhe shënuar golin e barazimit.
Me këtë barazim, Zvicra renditet në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Skocia mban vendin e 3 me një pikë. Grupin A e kryeson Gjermania me 6 pikë, ndërsa mbyll klasifikimin Hungaria me 0 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Zvicra do ta luajë përballë Gjermanisë ku do të kërkojë vendin e parë në grup, ndërsa Skocia do të përballet me Hungarinë ku do të kërkojë fitoren e parë dhe po ashtu të mbajë gjallë ëndrrën kualifikim si vendi i tretë më i mirë.
Të dyja këto takime do të luhen më 23 qershor në orën 21:00.
Lini një Përgjigje