
Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, komentoi barazimin 1-1 të Shqipërisë në transfertë me Letoninë.
Duke folur në “A2 CNN”, ai deklaroi se Shqipëria është ende e vogël dhe se Silvinjo ka gabuar në momentet dhe ndeshjet më të rëndësishme. Ai e quan brazilianin si një trajner pa eksperiencë dhe këtë e reflektojnë zgjedhjet që bën te Shqipëria.
“Në letër, Shqipëria është ekip shumë më i fortë, por Letonia ka një trajner të shkollës italiane dhe taktikisht është shumë e organizuar. Shumë gjëra nuk shkuan siç duhet dhe energjia e ekipit mungonte. Nëse pretendon të shkosh në Botëror, duhet t’i fitosh ndeshjet me ekipe si Letonia. Mendoj se jemi ende kombëtare e vogël, nuk jemi gati për të shkuar në Botëror”.
Më tej, Vata kritikoi Silvinjon:
“Mendoj se si futbollist ai ka arritur nivelet më të larta të profesionalizmit, por të jesh trajner është diçka krejt tjetër. Silvinjo ka gabuar sigurisht, është trajner i ri që po mëson zanatin. Eksperiencën po e merr me Shqipërinë. Po gabon në momente të rëndësishme, por ai është trajneri i Shqipërisë në fund të fundit. Duhet të marrë përgjegjësitë.
Nëse në Europian në dërgoi Silvinjo, përgjegjësi ka që nuk po na dërgon në Botëror. Por, unë mendoj se problemi i futbollit shqiptar nuk është trajneri, por mentaliteti. Futbollistët i kemi, por duhet të dish t’i menaxhosh futbollistët. Ne nuk kemi staf mjaftueshëm. Nuk mjafton vetëm trajneri i Kombëtares dhe stafi i tij. Kemi mangësi profesionistësh”.
Lini një Përgjigje