TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2025, 08:58

“Bëmë shumë raste, por jo golin”, Mitaj pas barazimit: Kundërshtar i fortë, e pësuam prej shpërqendrimit

Shkruar nga Pamfleti

“Bëmë shumë raste, por jo golin”, Mitaj pas

Pas barazimit me Letoninë, Mario Mitaj mendon se vetëm goli i ka munguar Shqipërisë në ndeshjen ndaj Letonisë, pasi ai ishte përpjekur mjaftueshëm.

Mbrojtësi deklaroi se përballë ishte një kundërshtar shumë i fortë, ndërsa theksoi se pësimi i golit ishte për shkak shpërqendrimi.

“Nuk kam çfarë të them shumë gjë për këtë ndeshje, ishte një ndeshje e fortë me kundërshtar të fortë që u mbrojt gati gjithë lojën. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin.

Të them të drejtë kur shohim që nuk bëjmë golin aq kollaj, duhet të fokusohemi të mos pësojmë. Shpresojmë që në ndeshje të tjera që të vijnë të bëjmë golat e fitojmë.

Goli? Ne e dinim që goditjet standarte i çojnë në shtyllën e dytë, ishte thjesht çështje shpërqendrimi, asgjë tjetër. Në luajmë në zonë, nuk luajmë një kundër një”, tha Mitaj pas ndeshjes.

Shqipëria barazoi 1-1 ndaj Letonisë dhe mban vendin e dytë në grup me 5 pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje