TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2025, 16:11

Tërhoqi vëmendjen në finalen e Ligës së Kombeve, Xheorxhina në pritje të një fëmije? (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tërhoqi vëmendjen në finalen e Ligës së Kombeve,

Xheorxhina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në finalen e Ligës së Kombeve në të cilën Portugalia mundi Spanjën pas gjuajtjeve të penalltive.

Teksa shijonte ndeshjen nga tribuna, njerëzit në rrjetet sociale nisën të publikonin video të sajat, ndërsa ngrenë dyshime se ajo mund te jetë shtatzënë.

Siç shihet edhe në një video të publikuar nga fansat e saj, Xheorxhina duket në zonën e stadiumit në “Allianz Arena” dhe duke mbajtur dorën sipër barkut, i cili dukej mjaft i rrumbullakosur.

Për shkak të kësaj, shumë njerëz menduan se influencuesja ishte shtatzënë dhe pyetën veten nëse ajo dhe Kristiano Ronaldo po prisnin një fëmijë, por ende nuk ka diçka të konfirmuar nga vetë çifti mbi këto thashetheme.

Kujtojmë se çifti ka pesë fëmijë, dhe Xheorxhina është nëna biologjike e Alana Martinës dhe Bela Esmeraldës.

Ronaldo ka edhe një djalë 14-vjeçar, Kristiano Zhunior., dhe identiteti i nënës së tij biologjike nuk është zbuluar ende. Përveç kësaj, ata kanë binjakët Mateo dhe Eva (7), të cilët kanë lindur nga një nënë zëvendësuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@lovewithgeorgina.7)

xheorxhina rodriguez partnerja e cr7

Lini një Përgjigje