
Pesë ministra, Marta Fasçina, Fedez, Anjeli dhe Ronaldo janë spinuanar financiarisht në Itali. Gjashtëmbëdhjetë persona janë nën hetim për krimin, përfshirë prokurorin e antimafias, Antonio Laudati.
Pre e spiunimit kanë rënë ish-kryeministri, Mateo Renci, deputetja dhe bashkëshortja e Sivio Berluskonit, Marta Fasçina, ministrat Guido Kroseto, Alfredo Urso, Françesko Lolobrixhida, Xhilberto Fiketo, Fratin, Marina Elvira Kalderone, nënsekretarët Xhovanbatista Facolari, Klaudio Durigon dhe Andrea Delmastro.
Deputetët Fabio Rampeli dhe Denis Verdini, avokati Piero Amara, Olivia Paladino , partnerja e Xhuzepe Kontes, Irene Piveti , Marko Karrai, presidenti i Federatës së Futbollit Gabriele Gravina dhe sipërmarrësi Gaetano Kaltaxhirone.
Këta janë disa nga emrat që mund të lexohen në letrat e hetimit të Peruxhias për aktivitetet e aksesit të paligjshëm në bazat e të dhënave dhe dosjeve të supozuara kundër togerit të financave Paskuale Striano, i cili deri pak muaj më parë ishte në shërbim në Antimafias Kombëtare.
Striano akuzohet se ka kryer qindra aksese të paautorizuara në arkiva, në mungesë të ndonjë informacioni hetimor. Megjithatë, kjo është një pikë në oqean, në aktakuzën shumë të gjatë, në fakt, Striano akuzohet për rreth 800 episode të ndërhyrjes së paligjshme nga gjithsej 5000 aksese në bazat e të dhënave shtetërore të bëra prej tij nga viti 2018 deri pak muaj më parë.
Sipas zyrës së prokurorit të Peruxhias të drejtuar nga Rafaele Kantone, ai ka shpërdoruar detyrën. Gjithashtu për shkak se kërkimet nisnin shpesh nga kërkesat e gazetarëve: pesë u hetuan, nga gjithsej gjashtëmbëdhjetë persona të dyshuar. Ai e deklaron veten “absolutisht të pafajshëm”, shpjegon avokati i tij, Andrea Kastaldo.
Zyra e prokurorit të Peruxhias beson se ka prova të spiunazhit nga Striano, i cili po kërkonte informacione të ndjeshme mbi politikanë, sipërmarrës dhe sportistë.
Hetimi nisi një vit më parë nga një ankesë e ministrit të Mbrojtjes Kroseto, pasi një dokument në lidhje me deklaratën e tij tatimore dhe kompensimin e marrë nga Leonardo u botua në një gazetë. Dosja kishte përfunduar në tavolinën e prokurorisë së Romës dhe dukej si një hetim banal për rrjedhje informacioni, me kërkimin e burimit të gazetarëve.
Lini një Përgjigje