
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të përjashtojë nga stadiumet shqiptare për një afat të pacaktuar tetë tifozë, mes të cilëve edhe një vajzë.
Për shkak të trazirave në ndeshjet e futbollit, KDE kërkon nga anëtarët që mos të lejojnë futjen në stadium të tetë tifozëve:
Florian Mehdi Karaj
Klodian Selim Stafuka
Flogerta Abdulla Liçi
Aurel Hysni Balla
Kristian Alket Abazi
Rebato Mrishaj
Xhevahir Granit Rama
Orgest Edmond Muja
2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
3. KF Tepelena, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër KF Albpetrol, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
4. Zyrtari i KF Tepelena, Ilir Selimi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
5. Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
6. Pranimin e kërkesës së KS Besëlidhja për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin David Marku në zbatim të nenit 75 të KDE.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Lini një Përgjigje