TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shkurt 2024, 21:08

Igli Tare nuk do të qendrojë shumë gjatë larg punës, skuadra e Serisë A “hedh grepat” për drejtorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare nuk do të qendrojë shumë gjatë larg punës,

Igli Tare nuk duket se do të qendrojë edhe për shumë kohë larg punës. Zërat e merkatos flasin për një interes nga Fiorentina, që është gati për të zëvendësuar Daniele Prade në verë.

Sipas mediave italiane emri që klubi violë pëlqen në rolin e drejtorit sportiv është ai i Igli Tares, që ka një eksperiencë të suksesshme dhe e njeh mjaft mirë ambientin në futbollin italian. 

Vlonjati është njeriu i duhur për objektivat e klubit nga Firence, i fokusuar te rritja, por i vëmendshëm ndaj buxheteve, ashtu si Lacio. 

Gjithsesi për momentin këto janë vetëm zëra, por Tare në një intervistë të fundit me “TV Play” në Twitch deklaroi: “Për mua Italia ka një rol themelor, ndihem plotësisht i rikuperuar për një projekt të ri këtu ose jashtë vendit”.

igli tare fiorentina

Lini një Përgjigje