
Klubi i Prishtinës duket se është duke finalizuar një marrëveshje të bujshme me një futbollist që do ta ndihmojë në javët e mbetura të këtij sezoni për të arritur objektivin e pjesëmarrjes në Europë.
Bardheblutë e kryeqytetit të Kosovës duket se janë shumë pranë zyrtarizmit të marrëveshjes me një emër shumë të njohur të futbollit shqiptar, sulmuesin Sindrit Guri. Ky i fundit, kishte mbyllur para pak muajsh eksperiencën e tij në Itali te Varese në Serinë D dhe ishte në kërkim të një tjetër skuadre për të vazhduar karrierën.
Prishtina ka lënë të kuptohet se është pranë akordit me lojtarin që figuron i lirë dhe mund të federohet kudo, duke postuar një gol të tij në periudhën kur Guri ishte pjesë e Ostende në futbollin belg.
Lini një Përgjigje