
Milani rrëmbeu një fitore në limite përballë Lazios, që e mbylli ndeshjen me tetë lojtarë në fushë. Fitorja e sotme i dha fund një seri prej tre ndeshjesh pa fitore për kuqezinjtë.
Pjesa e parë e lojë nuk pati shumë histori, me Lazion që vuri shumë në vështirësi skuadrën mike, por asnjëra nga palët nuk pati aftësinë për të zhbllokuar sfidën.
Pjesa e dytë nisi me tjetër dinamikë dhe tepër nervozizëm dhe gabime në ndërhyrje gjë që i kushtuan Lazios 3 lojtarë.
Në minutën e 57-të Pelegrini mori të dytën të verdhë dhe u nxor jashtë me të kuqe. Në minutën e 88-të do të vinte goli i vetëm i ndeshjes, i shënuar nga Okafor që vulosi shifrat 0-1 në favor të Milanit.
Më pas në minutën e 95-të Marusic u ndëshkua me të kuqe duke lënë Lazion me 9 lojtarë, më pas 1 minutë më vonë do të ndëshkohej dhe Guenduzi duke lënë Lazion me 8 lojtarë në fushë në minutat e fundit.
Me këtë fitore Milani ndodhet në vendin e tretë me 56 pikë, ndërsa Lazio në vendin e tetë me 40 pikë.
Lini një Përgjigje