TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Mars 2024, 16:01

Driblim “alla Zidan”, e majtë e pakapshme dhe festë me shqiponjë, sallaksi i Istanbulspor realizon një perlë në Turqi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Driblim “alla Zidan”, e majtë e pakapshme dhe festë me

Barazimi i sotëm mes Ankaragyçy dhe Istanbulspor në Superligën turke, kishte si protagonist një futbollist shqiptar, Florian Loshajn. Mesfushori i Istanbulspor, shënoi një supergol në fundin e pjesës së parë, në barazimin e skuadrës së tij me shifrat 1-1.

Loshaj fitoi topin pranë zonës kundërshtare, kaloi me një rrotullim “alla-Zidan” një mbrojtës e pastaj lëshoi një të majtë të pakapshme për portierin, duke i dhënë avantazhin ekipit në shtesën e kësaj pjese.

Një gol spektakolar, të cilin mesfushori i përfaqësues së Kosovës e festoi me shqiponjë para tifozëve të skuadrës së tij. Ky ishte goli i tretë personal për këtë edicion në elitën e futbollit turk për Loshajn, i cili iu bashkua kësaj skuadre në janarin e vitit 2023.

florian loshaj futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje