
Pas disa paraqitjeve të mira, Ernest Muçi ka arritur të gjejë golin e parë me fanelën e Beshiktashit.
Skuadra bardhezi po fiton 0-2 derbin me Istanbulspor, për javën e 27 në elitën e futbollit turk.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare arriti të shënonte golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 54 të takimit.
Pas një pasimi të afërt nga Fernades, Muçi nuk u mendua dy herë duke e gjuajtur direkt nga jashtë zone dhe e çoi topin në cepin e portës. Në fushën e lojës për Beshiktashin është edhe Milot Rashica.
Në fillimin e shkurtit, Ernest Muçi la Legian e Varshavës dhe tanimë iu deshën vetëm tre ndeshje për të shënuar.
Muçi first goal at Beşiktaş!pic.twitter.com/mXMe81xYtQ
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 25, 2024
Lini një Përgjigje