
Skënderbeu ka siguruar sot një fitore shumë të rëndësishme përballë Partizanit në ndeshjen e javës së 25 në Abissnet Superiore Superiore.
Korçarët bënë gjithçka mirë ne pjesën e parë, duke kontrolluar lojën e duke filluar të krijonin raste para portës së Hoxhës, derisa gjetën golin e avantazhit me penalltinë e Liços. Më pas ata u mbrojtën me shumë kujdes duke administruar avantazhin ndaj “Demave” të cilëve iu deshën shumë minuta për t’u zgjuar dhe për të prodhuar gjuajtje në portë.
Në fundin e takimit, portieri Alia u përplas me mbrojtësin Buxhelaj dhe më pas ky debat duket se u zgjat dhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.
Me këtë fitore, Skënderbeu i bashkohet përsëri grupit të skuadrave me ambicie për katërshen e parë, ndërsa Partizani vazhdon të shfaqë paraqitje pa ngjyrë dhe tani rrezikon vendin e dytë në klasifikim.
Lini një Përgjigje