
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në “Mikheil Meskhi” të Tbilisit mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Ligën B të Ligës së Kombeve.
Vendasit patën mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 5. Aksion i rrezikshëm i gjeorgjianëve nga e djathta, harkimi në qendër gjeti Zivzivadze i cili për fat nuk ia doli të gjuante në portën kuqezi. Më pas Shqipëria provoi të ushtronte presin duke krijuar disa raste të rrezikshme, por pa mundur t’i finalizonte.
Në minutën e 11 pati drithërima në portën tonë, pasi Davitashvili u shfaq para portës dhe gjuajti, duke gjetur devijimin vendimtar të Strakoshës, i cili dërgoi topin në këndore.
4 minuta më vonë, Shqipëria pati rastin më të mirë për të zhbllokuar ndeshjen. Asani nisi Tucin në thellësi, me këtë të fundit që gjuajti, por gjeti përgjigjen e portierit të vendasve.
Minutat në vazhdim folën thuajse totalisht për Gjeorgjinë, duke krijuar raste të njëpasnjëshme, por pa arritur të ndëshkonin portën e Strakoshës.
Lini një Përgjigje