
Ambasada e SHBA-së në Liban u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të largohen në mënyrë urgjente nga Libani, pasi ai nuk është më një vend i sigurt.
Një deklaratë në faqen e saj të internetit tha se që nga fundi i shtatorit, qeveria amerikane ka shtuar mijëra vende [në fluturime] në kapacitet shtesë për të akomoduar qytetarët amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre.
"Pjesa më e madhe e këtij kapaciteti ka mbetur e pashfrytëzuar. Këto fluturime shtesë nuk do të vazhdojnë pafundësisht. Ata që zgjedhin të mos largohen tani nuk duhet të mbështeten tek qeveria e SHBA për nisjen ose evakuimin e asistuar nëse situata në vend përkeqësohet më tej ", thuhej në deklaratë.
Izraeli ka nisur operacionet në Libanin fqinj në luftën e tij kundër militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Pas sulmeve me dronë në bazën ushtarake të Izraelit, pritet që reagimi i Tel Avivit ndaj Libanit të jetë i fuqishëm.
Lini një Përgjigje