
Starton ndeshja Gjeorgji-Shqipëri e vlefshme për Ligën B, grupi 1 në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët për të mbajtur gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar në Ligën A.
Kjo transfertë nuk do të jetë aspak e lehtë për shkak të statistikave që kuqezinjtë kanë përballë Gjeorgjinë. E shkuara favorizon kundërshtarët, duke e bërë këtë ndeshje akoma më delikate.
Në 5 ndeshje të luajtura më parë me Gjeorgjinë në transfertë, Shqipëria i ka humbur të gjitha. Respektivisht 2-0, 1-0, 3-0, 2-0 dhe 2-1. Këto rezultate “zbehin” paksa euforinë që Shqipëria ka për fitoren, megjithatë shumë shpesh kemi parë që favoritët e letrës të ndryshojnë nga ata të fushës.
Gjeorgjia dominon gjithashtu edhe në numrin e golave, me 24 gola të shënuar kundrejt 13 të Shqipërisë.
Sfida e sotme drejtohet nga arbitra holandezë, me kryesor Danny Makkelie dhe ndihmës të tij Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.
Edhe arbitër i katërt do të jetë një holandez, Allard Lindhout.
Ndërsa në sallën VAR do të jenë sërish dy holandezë Rob Dieperink dhe ndihmës i tij, Erwin Blank.
Shqipëria vjen në këtë përballje pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Ukrainës në shtator dhe humbjes 0-1 ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në shtator dhe humbjen 0-2 në Pragë ndaj Çekisë të shtunën.
Grupi B1 momentalisht kryesohet nga Gjeorgjia dhe Çekia me nga 6 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e treta me 3 pikë, po aq sa Ukraina.
Lini një Përgjigje