TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2024, 16:55

Publikohen formacionet zyrtare/ Tuci dhe Ajeti titullar, Silvinjo “ngel në klasë” 3 lojtarë

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen formacionet zyrtare/ Tuci dhe Ajeti titullar, Silvinjo “ngel

Pas rreth 1 ore Kombëtarja jonë do të zbresë në fushën e “Mikheil Meskhi ” të Tbilisit, ku përballë tyre është Gjeorgjia vendase, në sfidën e vlefshme për xhiron e tretë të këtij edicion, të Nations League, ku padyshim kërkohet një rezultat i madh.

Sa i përket formacioneve, tekniku Silvinjo ka surprizuar në këtë sfidë, pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki. Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën.

Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Bajrami e Laçi vendosen pas “bomberit” të vetëm, Indrit Tuci.

24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.

Në krahun tjetër, tekniku Uili Sanjol i ka besuar sërish “yjeve” të tij, me portën që mbrohet nga i përhershmi Mamardashvili, ndërsa në sulm janë Kvaratskhelia e Mikautadze.

Publikohen formacionet zyrtare/ Tuci dhe Ajeti titullar, Silvinjo “ngel

 

 

 

Lini një Përgjigje