TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2024, 16:23

Shënohet incidenti i parë në Gjeorgji, tifozët shqiptarë sulmohen nga ultrasit vendas; njëri prej tyre përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti

Shënohet incidenti i parë në Gjeorgji, tifozët

Tifozët shqiptarë që ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares, raportohet se janë sulmuar nga tifozeria vendase.

Sipas gazetrait të “TV Klan”, Erion Todhe raportohet se ultrasit vendas të Gjeorgjisë kanë goditur një tifoz të kombëtares shqiptare, i cili është transportuar më pas në spital. Gjithë inati i tifozëve vendas sot është grumbulluar nga ndeshja e shtatorit në “Air Albania”. Gjeorgjianët kanë kritikuar atmosferën ku ndër të tjera një pjesë e tifozëve vërshëllyen himnin e Gjeorgjisë.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë kërkuar që policia t’i shoqërojë drejt stadiumit.

Priten rreth 500 ose pak më shumë tifozë të Shqipërisë. Kanë ardhur tifozë nga vende të ndryshme të Europës. Ka pasur edhe një incident dje. Një tifoz i Shqipërisë, kam mësuar se është goditur nga ultrasit vendas. Grupimi “TKZ”, ka kërkuar mbështetjen e policisë vendase, për t’u shoqëruar drejt stadiumit. Kjo është për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Tiranë, ku mesa duket janë goditur edhe tifozë të Gjeorgjisë, pas fitores së tyre. Shpresojmë që të mos ketë ngjarje të tilla më vonë", tha ai.

Ndeshja e Ligës së Kombeve, Gjeorgji-Shqipëri, luhet këtë të hënë në orën 18:00.

tifozët shqiptarë ndeshja me gjeorgjinë liga e kombeve

Lini një Përgjigje