TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2024, 10:42

Sfida në Ligën e Kombeve, skema e Sylvinhos për të mposhtur Gjeorgjinë

Shkruar nga Pamfleti
Sfida në Ligën e Kombeve, skema e Sylvinhos për të mposhtur
Sylvinho

Kombëtarja shqiptare synon të marr maksimumin mbrëmjen e sotme në Tbilisi në orën 18:00.

Një fitore për të shpresuar qëndrimin jo vetëm në këtë nivel të Ligës së Kombeve, por edhe për të mbajtur gjallë shanset e fitimit të grupit.

Trajneri Sylvinho pritet të bëj ndryshime në formacionin që do të hedh në fushën e lojës. Skema mbetet sërish e njëjtë, me brazilianin që qëndron fanatik ndaj një 4-3-3. Në përgatitjet e fundit, stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

Arbër Hoxha pritet të rikthehet nga minuta e parë, për të ulur në stol Qazim Laçin.

Mesfushori nuk ka bindur në humbjen ndaj Republikës Çeke dhe vendin e tij pritet ta marrë pikërisht anësori i Dinamos së Zagrebit. Ky besohet se është edhe ndryshimi i vetëm për Sylvinhon që konfirmon pjesën tjetër të skuadrës.

Në këtë mënyrë formacioni do të formohet nga Strakosha në portë, Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mitaj në mbrojtje, Ramadani, Asllani e Bajrami në mesin e fushës, teksa në majën e sulmit pritet rikonfirmimi i Dakut e në ndihmë të tij Asani.

sylvinho

Lini një Përgjigje