TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2024, 08:53

Ndeshja Serbi-Zvicër, Vuçiç provokon në stadium; valvit flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshja Serbi-Zvicër, Vuçiç provokon në stadium; valvit
Aleksander Vuçiç

Zvicra u përball me Serbinë para dy ditëve në Leskoc në kuadër të Ligës së Kombeve.

Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare.

Në stadiumin prej 8 mijë vendeve u pa edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik.

Në një moment presidenti serb e feston fitoren me një gjest krejt anti- perëndimor e provokues.

Vuçiç nxori nga xhepi dhe shpalosi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë.

aleksander vuçiç

Lini një Përgjigje