TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2024, 21:14

Zhegrova reagon pas rikthimit në kombëtaren e Kosovës me gol dhe fitore: Krenar që përfaqësoj shtetin tim

Shkruar nga Pamfleti

Zhegrova reagon pas rikthimit në kombëtaren e Kosovës me gol dhe

Pesë gola dhe tre asiste. Ky është bilanci personal i Edon Zhegrovës me përfaqësuesen e Kosovës.

Pas problemeve me Federatën, mesfushori ofensiv u rikthye në fushë në transfertë kundër Lituanisë. “Dardanët” fituan 1-2 dhe Zhegrova shënoi një gol të shkëlqyer në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

25-vjeçari duket sërish i lumtur dhe i kënaqur që vesh fanelën e Kosovës. Pas triumfit, ai ka reaguar me një postim në Instagram, ku u shpreh i gëzuar për golin, duke theksuar se është krenar që përfaqëson Kosovën.

Bravo për ekipin për fitoren e marrë. I lumtur që kam shënuar një tjetër gol dhe krenar që përfaqësoj shtetin tim”, shkruhet në postimin e publikuar nga Zhegrova. Le të zgjasë sa më shumë kjo lidhje emocionale, sepse vetëm gola prodhon.

edon zhegrova mesfushori i kosovës

Lini një Përgjigje