
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erion Bogdani, ka komentuar ndryshimet që ka bërë trajneri Silvinjo për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, në krahasim me ndeshjen me Çekinë që u humb me shifrat 2-0.
Trajneri la jashtë Hysajn, Kumbullën dhe Dakun, duke i bërë vend Ajetit, Balliut dhe Tucit në formacionin kuqezi.
“Për mendimin tim nuk është se Daku është i lodhur, ai ka parë këto dy ditë si kanë reaguar lojtarët pas ndeshjes me Çekinë. Për mendimin tim Ajeti është me shumë eksperiencë, pas gabimeve të Kumbullës. Balliu është më i freskët, më i shpejtë, mund të fitojmë edhe freski e shpejtësi në krahasim me ndeshjen e mëparshme. Nuk më pëlqeu ekipi në dy ndeshjet e fundit nga shpejtësia që shfaqi”, tha Bogdani për TV Klan para sfidës.
Lini një Përgjigje