
Përfundon pjesa e finales së parakohshme. Franca dhe Holanda kanë dhuruar spektakël gjatë këtyre 45 minutave, por ndeshja nuk prodhoi gola dhe sfida u mbyll me rrjeta të paprekura.
Takimi nisi vrullshëm, pasi në minutën e 2 holandezët u treguan të rrezikshëm. Frimpong shpërtheu nga krahu i djathtë, iu drejtua zonës dhe goditi portën, por Menjo priti topin.
Në minutën e 15, Kante pasoi për Grizman në zonë, por ky i fundit goditi topin jashtë.
Një minutë më vonë, Gakpo u shkëput bukur nga krahu i majtë dhe provoi goditjen, duke detyruar portierin Menjo të bënte një superpritje që të shpëtonte të tijtë nga një gol tepër i sigurt.
Në minutën e 29, Turam mori një top të gjatë, ky i fundit e kontrrolloi mirë dhe provoi goditjen nga krahu i djathtë i zonës, por gaboi krejtësisht dhe e çoi topin jashtë.
Lini një Përgjigje