TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 21:04

Ankohen për racizëm, tifozët serbë godasin me grushte personin me ngjyrë në një stacion treni në Gjermani (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ankohen për racizëm, tifozët serbë godasin me grushte

Serbia dhe tifozët serbë u ankuan një ditë më parë për sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe atyre kroatë për thirrje raciste gjatë ndeshjes që u zhvillua në Hamburg.

Gjithsesi një video e bërë virale në rrjet duket se tregon të kundërtën e asaj që serbët janë ankuar në UEFA.

Ata sulmojnë një njeri me ngjyrë.

Ngjarja është regjistruar në një stacion treni, dhe sikurse mund të shihet nga pamjet serbët janë dhunuar nga personi me bluzë ngjyrë jeshile.

I gjithë sherri ka ndodhur për arsye racizmi, pasi tifozët serbë nuk kanë pranuar që personi me ngjyrë të hipë në tren për të udhëtuar me ta. Me sa duket ky kundërshtim nuk është pritur mirë nga djali i ri, i cili ka sharë serbët dhe më pas i ka goditur.

tifozët serbë personi me ngjyrë

Lini një Përgjigje